Departamenti i Shqiponjave

Project Bureau for the Arts and Humanities
Map

Rr. "Mine Peza" Ban. priv. 62

1001, Tirana
+355 6 95802785

Në 1968, artisti konceptual belg Marcel Broodthaers krijoi i pari instalimin prej një serije që u titullua “Musée de l’art moderne, Département des aigles” (Muzeu i artit modern, Departamenti i shqiponjave), një departament muzeje fiktional, pa ndërtim ose koleksion. Departamenti ekzistonte vetëm si një yjësi idesh, debatesh, shfaqesh, leksionesh, objektesh, etiketash. Kryesisht, Departamenti i Shqiponjave ishte një hapësirë për të imagjinuar çfarë mund të jetë një muze.

Në 2011, Departamenti i Shqiponjave u krijua në Tiranë, Shqipëri – "Vendi i Shqiponjave" – si një grup javor leximi ku u bashkuan studentë dhe studiues nga disiplina të ndryshme, në një përpjekje për të frymëzuar diskursin e "arteve të lirë". Vitet e fundit, ky grup ndërdisiplinor u zhvillua si një zyrë e pavarur projektesh për artistë dhe mendimtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.