Miza Gallery

Performing Arts, Painting, Experimental Sound, Documentary, Film, Photography
Map
miza-logo

Rruga Vaso Pasha 27

1001, Tirana
+355 682285481

Monday-Saturday 18:00 -21:00

Miza është një organizatë jo fitim-prurëse, jo qeveritare, e cila ka qenë aktive në fushën e kulturës dhe artit bashkëkohor që prej krijimit të saj në vitin 2012. Ajo lindi si nevojë për të adresuar problemin e mungesës së hapësirave ekspozuese per artin bashkohorë dhe  kryesisht për artistët e ri emergjent. Kështu, aktivitetet tona kanë shërbyer për krijimin e një hapësire ekspozimi dhe shkëmbimi kulturor për artistë emergjentë dhe të konsoliduar në fushën e arteve pamore, duke identifikuar, tërhequr dhe mbështetur talentin dhe kreativitetin e tyre në nivel kombëtar dhe rajonal. Gjatë vitit të parë të themelimit, galeria Miza ka funksionuar si një hapësirë artistike e vetëfinancuar, kupjesa më e madhe e ekspozitave është financuar nga bashkëthemeluesit. Bazuar në Tiranë, organizata jonë është e angazhuar në forcimin e shkëmbimeve dhe lidhjeve kulturore, duke u përqendruar kryesisht në artin bashkëkohor pamor. Ajo synon të organizojë ekspozita të zhanreve të ndryshme, të cilat përcjellin në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë qasjet, shqetësimet dhe tendencat e artit bashkëkohor, jo vetëm nëpërmjet ekspozimit periodik të artistëve dhe punëve të tyre, por edhe nëpërmjet organizimeve të workshopeve e mbrëmjeve të strukturuara me projektime dokumentarësh mbi artin. Që prej themelimit të saj, Miza ka shërbyer si një hapësirë ekspozimi kombëtare dhe ndër-rajonale mbi kulturën, duke nxitur kështu bashkëpunimin mes artistëve të ndryshëm. Duke pasur parasysh këtë, organizata jonë është e angazhuar të krijojë një platformë të qëndrueshme shkëmbimi idesh, informacioni dhe diskutimi mbi kulturën dhe artin bashkëkohor.